Shefja e USAID-it viziton Kosovën

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, qëndroi një ditë më parë në Beograd, ndërsa në Prishtinë do të ketë takime pasditen e së enjtes si dhe të premten

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, të enjten e 11 majit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ajo qëndroi një ditë më parë në Beograd, ndërsa në Prishtinë do të ketë takime pasditen e së enjtes si dhe të premten.

Pas takimeve me krerët shtetërorë në Serbi, në një paraqitje për media, shefja e USAID-it deklaroi se normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik, por do të sillte përfitime ekonomike, shkruan KP.

Ajo tha se po udhëton drejt Kosovës për të ngritur çështje të ndjeshme dhe të vështira, porse normalizimi i raporteve do të çlirojë një potencial të madh ekonomik për të dy vendet.

Power deklaroi se Deklarata për të Zhdukurit që është arritur në fillim të këtij muaji në mes të Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme, por shtoi se duhet bërë progres edhe në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Power u bë shefja e parë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që udhëton në Serbi, e cila mban lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Rusinë.

Ajo vlerësoi mbështetjen e Serbisë për Ukrainën, megjithëse Beogradi ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të luftës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika