Xhandarët e EULEX-it nderohen me Medaljen e Shërbimit në Kosovë, merr pjesë edhe Sveçla

Xhandarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it u nderuan me Medaljen e Shërbimit në CSDP në prani të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së

24 xhandarë italianë dhe 10 lituanezë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), morën medaljen për shërbim në Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP), e cila jepet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për të gjitha gratë dhe burrat të merituar që shërbejnë në misione të ndryshme të CSDP-së në mbarë botën.

Ceremonia për ndarjen e medaljeve për shërbim u organizua nga shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, në selinë e këtij Misioni në Prishtinë, në prani të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së, zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Burime të Policisë së Kosovës, Dejan Jankovic, komandantit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, Kolonel Ruggiero Capodivento, si dhe përfaqësuesve të organizatave të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe mysafirëve të tjerë.

Në fjalimin e tij kryesor, shefi i EULEX-it i falënderoi Italinë dhe Lituaninë për ofrimin e disa prej policëve më të mirë për këtë zbarkim. “Prania e tyre sot këtu demonstron gatishmërinë tuaj për ta mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, tha Wigemark, duke shtuar: “Do të gaboja sikur të mos e falënderoja Poloninë për kontributin e saj të përhershëm në Njësinë e Policore të Specializuar të EULEX-it. Kontigjenti nga Polonia që shërben për shumë vite në Kosovë është një kujtesë e përditshme e përkushtimit të vendit tuaj për sigurinë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë”.

Wigemark e vlerësoi kontributin e NJPSR-së për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, veçanërisht gjatë një sërë momentesh të rëndësishme, pikërisht në veri të Kosovës në fund të vitit 2022.

“Angazhimi dhe profesionalizmi juaj, dëshmitar i të cilit kam qenë edhe vetë në shumë raste, kanë bërë një ndryshim të vërtetë, ndërsa shërbimi juaj është një dëshmi e vlerave të paqes, sigurisë dhe drejtësisë. Të shërbesh në një mision të CSDP-së siç është EULEX-i, kërkon guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim. Ju e keni përmbushur mandatin tuaj me nder dhe profesionalizëm, në një mjedis sfidues larg familjeve, miqve dhe njerëzve tuaj të dashur”, tha Wigemark.

Xhandarët e shpërblyer janë pjesë e NJPSR-së të siguruar nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë (EUROGENDFOR). Ata zbarkuan përkohësisht në Kosovë në nëntor 2022, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.

NJPSR përbëhet nga 24 xhandarë nga Karabinieria italiane dhe 10 xhandarë lituanezë dhe ka punuar krah për krah me NJPS-në e EULEX-it, e cila aktualisht përbëhet nga 101 policë të dërguar nga Polonia.

NJPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, që është pjesë e një mekanizmi tre nivelësh të reagusve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti kurse NATO/KFOR-i është i treti. Qëllimi kryesor i saj është që ta mbështesë stabilitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Nga data 14 mars deri më 15 korrik 2022, EULEX-i e përforcoi përkohësisht NJPS-në e tij me një Njësi Rezervë prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca, e siguruar nga EUROGENDFOR.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika