Lirohen nga QKUK-ja të gjithë të lënduarit nga aksidenti në Vragoli

"Janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda"

Foto ilustrim nga Klinika Emergjente në QKUK

Gjatë ditës së shtunë ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku kanë mbetur të lënduar rreth 30-të persona, 13 prej tyre kanë marrë trajtime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.

“Janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.

Gjitashtu, lidhur më këtë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Shqipërim Arifi, i cili ka thënë se të gjithë maturantët janë mirë, duke theksuar se janë marrë masat për sigurimin e transportit për në Preshevë.

“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë”, ka shkruar Arfii në Facebook

Policia e Kosovës më herët ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra (30) persona që kanë pësuar lëndime”, ka njoftuar policia.

Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, 30 persona të lënduar

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika