Konjufca: Serbia mbron kriminelët e saj, për ta fshehur të vërtetën e saj gjenocidale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar martirët e fshatrave të Pejës, të cilët më 14 maj të vitit 1999 u bënë cak i masakrës nga forcat ushtarake të Serbisë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar martirët e fshatrave të Pejës, të cilët më 14 maj të vitit 1999 u bënë cak i masakrës nga forcat ushtarake të Serbisë.

“Kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe në grupin paramilitar “Çakallët”, si pjesë kyçe e aparatit ushtarak të regjimit serb dhe gjenocidit të kryer në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me ushtrinë dhe policinë serbe vranë në mënyrë kriminale mbi 120 civilë të paarmatosur shqiptarë në fshtatin Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan”, ka thënë Konjufca.

“Këta martirë janë pjesë e gjithë atyre të rënëve që e paguan lirinë dhe pavarësinë me jetën dhe sakrificën e tyre. Nderimi ndaj tyre është njëkohësisht zotim për të mos reshtur përpjekjet e përparimit në çdo sferë, duke përqafuar aspiratën që e trashëgojmë prej tyre dhe në emër të sakrificës së tyre sublime”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca shprehet se liria që ata mundësuan i bën martirë të paharrueshëm, por krimet ndaj tyre dhe kriminelët serbë që kryen akt gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit akoma nuk janë ndëshkuar.

“Në kohën kur Republika e Kosovës i nderon të rënët për liri, Serbia mbron kriminelët e saj, për ta fshehur të vërtetën e saj gjenocidale”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar tutje se përkushtimi i tyre do të jetë gjithnjë i pandalshëm deri kur “liria që erdhi të sjellë edhe drejtësi për të gjithë të masakruarit e regjimit serb në Kosovë, drejtësi që vjen përmes ndëshkimit të krimeve makabre të Serbisë, përmes ndëshkimit ndaj atyre që planifikuan, urdhëruan dhe zbatuan gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika