Aksident në mes të 5 veturave, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të një aksidenti trafiku në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën e 14 majit në Prishtinë, si pasojë e të cilit janë lënduar tre persona.

Lajmin për Portali Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5  automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara)”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, shtoi ajo.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika