Bislimi për takimin në Bruksel: As që është dashur të priten rezultate

Kryenegociatori nga Kosova Besnik Bislimi tha se në takimin e sotëm është diskutuar për Marrëveshja e 27 shkurtit, Asociacioni dhe çështjet tjera që lidhen me vizitën e Lajçakut në rajon

Menjëherë pas takimit trepalësh në Bruksel, është deklaruar kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi, i cili në pyetjen e gazetarëve se a pati ndonjë marrëveshje, tha se as që është dashtë të pritet një gjë e tillë.

Bislimi tha se në takimin e sotëm është diskutuar për Marrëveshja e 27 shkurtit, Asociacioni dhe çështjet tjera që lidhen me vizitën e Lajçakut në rajon.

“Nuk është dashtë të priten rezultatet sot. Ky takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë. Pra është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me Marrëveshjen e 27 shkurtit”, deklaroi Bislimi, sipas të cilit, situata në veri nuk ka qenë fare pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

“Sekuentimi për ne ka qenë pjesë qendrore e takimit. Kemi pasur propozimet tona dhe vërejtjet tona…pala serbe ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtuar fare. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat i ka sjell Lajçak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë”, ka thënë Bislimi.

Zëvendëskryeministri kosovar po ashtu konfirmoi se gjatë vizitës së javës së kaluar, emisari Lajçak ka dërguar në Prishtinë dhe Beograd disa dokumente që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e marrëveshjes, me zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit si dhe për qasjen e tij se si duhet të vazhdohet me zbatimin e pikës shtatë të marrëveshjes që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në marrëveshjen që arritëm në Ohër thuhet qartë se asnjë nen i saj nuk kushtëzon nenin tjetër dhe se të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu, thuhet se asnjëra palë nuk do të bllokojë zbatimin e njërës apo tjetrës pikë të marrëveshjes. Ky është udhërrëfyesi për ne. Nuk besoj se ka vullnet në BE për të shmangur një dokument që vetë e ka krijuar dhe publikuar”, tha Besnik Bislimi.

Ky i fundit tha se Mirosllav Lajçak, emisari i BE-së për bisedime, ka thënë se në është gabim teknik ajo që është thënë në facebook, që drafti i Asociacionit të jetë pikënisje e Asociacioni, “por akti i prezantimit të jetë pikënisje, ashtu siç ka thënë edhe pala kosovare”.

“Nga pala serbët kanë thënë se nuk iu intereson as Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mogerinit (ish shefes së BE-së), por vetëm ajo që ka që thënë Isa Mustafa, ish kryeministri i Kosovës në vitin 2015”, tha Bislimi./RTK

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika