Kurti uron Distria Krasniqin: Kosova është krenare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gratë që garojnë në xhudo e kanë nderuar Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi, e cila ka kaluar në pozitën e parë në ranglistën botërore të xhudos.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se gratë që garojnë në xhudo e kanë nderuar Kosovën.

“Urime Distria Krasniqit për renditjen e para sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që garojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë”- ka shkruar Kurti.

“Kosova është krenare!”, shtoi ai.

Sipas, Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Distria Krasniqi ka mbledhur 7 mijë e 275 pikë.

Krasniqi po ashtu i ka sjellë Kosovës medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika