“Shqipëria ngjyrë rozë”, Rama i falënderon qytetarët për fitoren

Partia Socialiste ka fituar bindshëm më shumë bashki sesa partitë opozitare në zgjedhjet lokale të Shqipërisë

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar bindshëm më shumë bashki sesa partitë dhe koalicionet e tjera në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Deri tani, 50 bashki i ka fituar PS-ja, kurse opozita vetëm shtatë. PS-ja ka fituar edhe në Shkodër, e cila mendohej se ishte bastion i së djathtës në Shqipëri. Po ashtu, partia e Edi Ramës ka fituar edhe në vendlindjen e Sali Berishës, në Tropojë.

Numërimi ende është duke vazhduar në Tiranë, Kukës e Malësi të Madhe.

Në kryeqytet, favorit është Erion Veliaj, i cili është para kundërkanditatit të tij me votat e numëruara.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka falënderuar qytetarët e Shqipërisë për besimin e dhënë, teksa ka thënë se “ndihet i vogël” përballë fitores së madhe që shënoi partia e tij.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika