Ismet Munishi në radarin e Shkëndijës

Ismet Munishi, trajneri i KF Prishtina

Edhe pse Qatip Osmani me Shkëndijën e përfunduan sezonin në vendin e tretë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veiut dhe në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Konferencës të UEFA-së, trajneri i njohur tetovar dha dorëheqje, shkruan Open-TV.

Osmani dhe Shkëndija u ndanë menjëherë pas ndeshjes së fundit kampionale.

Sic merr vesh Open-TV nga disa informacione jozyrtare, trajneri i parë që është piketuar nga Shkëndija është Ismet Munishi, ish trajner i Prishtinës dhe disa skuadrave të njohura kosovare. Ky i fundit deklaron për Open-TV se deri tani nuk është kontaktuar nga kryesia e kuqezinjve tetovarë. Ai thotë se do të ishte privilegj të drejtonte Shkëndijën.

“Nuk di. Nuk më ka kontaktuar askush. Në të kaluarën ka pasur interesim, por kam qenë i zënë me kontratë. Ndihem i privilegjuar, nëse prap përflitet emri im. Shkëndija është klub i madh me tifoz fatastik. Kam shumë respekt”, deklaroi Munishi për Open-TV.

Gjithashtu në Tetovë po qarkullojnë edhe emrat si: Aleksandar Vasovski, tashmë ish trajneri i Akademija Pandev dhe Ilir Dajës, trajner aktual i Ballkanit të Therrandës.

Në ditët dhe javët në vijim do të mësojmë se për cilin trajner do të përcaktohet kryesia e KF Shkëndija për sezonin e ri 2023/2024./OPEN-TV

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika