Edhe një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Pamje nga vendi i aksidentit në rrugën Prishtinë - Mitrovicë

Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë të enjten ka ndodhur edhe një aksident, për të cilin  Dukagjini ka siguruar fotografi të veturës që është përplasur në rrethojat e magjistrales.

“Rreth orës 18:00,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë”, ka treguar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Po ashtu, Burovci ka thënë se nga ky vetkasident nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, rruga drejt Prishtinës është mbushur me radhë të gjata automjetesh.

Pamje nga vendi i aksidentit të dytë të së enjtes në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Ndërkaq, kujtojmë se, rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, kishte ndodhur një aksident ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër person. Ndërsa, e përfshirë në këtë aksident ka qenë edhe një veturë e policisë.

Siç ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, të lënduarit kanë marrë trajtim trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika