Tahiri: Ka humbur shpresa edhe të punësuarit po ikin nga Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se politikat e saj të dëmshme po çojnë në ikjen e njerëzve çdo ditë nga vendi. Ai theksoi se jo vetëm të papunët, por edhe punëtorët e sektorit publik po ikin nga vendi, duke pasur shpresë të humbur

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se për shkak të politikave të saja, sipas tij, të dëmshme, njerëzit çdo ditë po ikin nga Kosova.

Ai para gazetarëve tha se Kosovën nuk po e lëshojnë vetëm të papunësuarit, por edhe të punësuarit e sektorit publik, të cilët, sipas tij, janë në gjendje jo të mirë.

“Nuk po ikin vetëm njerëzit e papunë, janë duke lypur mundësi me dalë jashtë njerëz nga sektori publik, për shkak se është humbur shpresa. Bllokada që po ndodh me paratë publike, bllokada e parlamentit, mosinvestimi dhe mostrajtimi i asnjë teme që lidhet me mirëqenie i bën njerëzit të ikin nga Kosova”, ka thënë ai.

Ndryshe, për shkak të mungesës së kuorumit të Kryesisë së Kuvendit, këtë javë nuk do të ketë seancë plenare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika