Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE

Me rastin e Ditës së Evropës, Szunyog ka thënë se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk do të jetë e plotë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ardhmja e Kosovës është në BE dhe se alternativë tjetër, përveç progresit në rrugën e saj evropiane, nuk ka.

Me rastin e Ditës së Evropës, Szunyog ka vënë në dukje se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk do të jetë e plotë.

Ai ka shtuar se agresioni rus kundër Ukrainës i ka bërë edhe më të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta të rajonit drejt integrimeve evropiane.

“Jam krenar për progresin që ka arritur Kosova me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve tona anëtare. Përkundër çfarëdolloj sfide, solidariteti i BE-së nuk do të zvogëlohet kurrë dhe BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt për Kosovën, siç është tani”, ka thënë Szunyog, thuhet në një njoftim për media.

Duke theksuar mbështetjen e BE-së, ai bëri thirrje për përkushtim të vazhdueshëm prej Kosovës për arritjen e progresit në rrugën e saj evropiane.

“Sundimi i ligjit është themeli i një shoqërie të shëndetshme demokratike dhe së bashku me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duhet të mbetet prioritet për institucionet e Kosovës”, ka thënë Szunyog.

Sipas tij, mediat duhet të jenë të lira nga çdo presion dhe të gëzojnë siguri dhe liri të shprehjes.

Ai ka theksuar se viti 2022 është “Viti Evropian i Rinisë” dhe shumica e aktiviteteve të organizuara nga BE-ja në Kosovë për kremtimin e Ditës së Evropës janë të menduara për të rinjtë dhe fokusohen në energjinë e gjelbër, mjedisin dhe digjitalizimin.

Ndryshe, për këtë ditë, në ora 11:00, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së përpara hotelit “Grand” në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative.

May be an image of 3 people and people standing
Përparim Rama, Tomas Szunyog

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika