Avokati Musa: S’ka pasur arsye për vazhdimin e paraburgimit ndaj Krasniqit e Selimit

Skender Musa, avokat

Skender Musa, i cili është avokat i akredituar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ka thënë se nuk ka pasur asnjë arsye që Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë rrezik që Selimi e Krasniqi, në rast se mbrohen në liri, të ndikojnë në dëshmitarë apo në drejtësinë e Gjykatës Speciale.

“Konsideroj që ekziston bazë ligjore që këta të akuzuar të mbrohen në liri dhe nuk paraqet rrezik që nëse mbrohen në liri ta pengojnë procesin gjyqësor, të ndikojnë në dëshmitarë apo t’i shmangen në një formë drejtësisë. E vetmja arsye që Gjykata ta vazhdojë masën e paraburgimit, është çështja e peshës së veprës penale, por kjo nuk duhet të jetë determinuese për vazhdimin e paraburgimit, për shkak se Krasniqi dhe Selimi janë figura publike, janë të gatshëm t’i zbatojnë vendimet e gjykatës dhe t’u përmbahen me përpikmëri atyre vendimeve, të mos e pengojnë punën e drejtësisë, nuk ka pasur aryse t’u vazhdohet masa e paraburgimit”, ka thënë ai.

Tutje, avokati Musa ka përmendur raste kur ish-pjesëtarë të policisë serbe, të cilët kanë kryer krime lufte, janë lejuar të mbrohen në liri nga Gjykata e Hagës, kurse sipas tij, është e paqartë pse nuk po u lejohet edhe Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai e ka kritikuar Gjykatën Speciale se ish-krerët e UÇK-së po i sheh si fajtorë ende pa përfunduar gjykimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika