Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius.
Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15 gradë Celsius.