EULEX me paradë për Ditën e Evropës

Sipas njoftimit të EULEX, shënimi i Ditës së Evropës këtë vit është më i rëndësishëm se kurrë, pasi paqja dhe siguria në Evropë është sfiduar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shënuar Ditën e Evropës me një paradë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR) si shprehje e unitetit dhe solidaritetit mes popujve të Evropës.

Gjatë kësaj ceremonie është luajtur himni evropian “Ode to Joy” teksa zyrtarët policorë të EULEX-it e ngritën flamurin e BE-së.

May be an image of 16 people, people standing and outdoors

“Festimi i Ditës së Evropës u përmbyll me një paradë të zyrtarëve policorë polakë të NJPS-së së EULEX-it dhe xhandarmëve portugezë dhe francezë nga NJPSR e EULEX-it përpara Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomas Szunyog, Shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të EULEX, shënimi i Ditës së Evropës këtë vit është më i rëndësishëm se kurrë, pasi paqja dhe siguria në Evropë është sfiduar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila mund të ndikojë gjithashtu në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

May be an image of 8 people and people standing

“Si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, EULEX-i ndodhet në Kosovë në emër të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij për të ofruar një nivel sigurie shtesë dhe për t’i siguruar partnerët kosovarë të tij që BE-ja është tejet e interesuar për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika