Tensionet në veri, reagon Bislimi: Kryetarët në veri mund të rrëzohen me votë

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në veri të Kosovës, duke theksuar se kryetarët e komunave mund të rrëzohen vetëm me vota. Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të japin kohë kryetarëve të sapozgjedhur. Bislimi ka bërë thirrje për siguri dhe qetësi të qytetarëve në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se kryetarët e komunave në veri të Kosovës mund të rrëzohen vetëm me vota.

Ky reagim i Bislimit vije pas tensioneve në veri të vendit, të protestave të qytetarëve, gjuajtjeve me armë dhe përdorimit të shok-bombave. Bislimi ka deklaruar se kryetarët mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs.

“Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njëjtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre. Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallëherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por, kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs. Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra ”, ka shkruar ai.l

Tutje, Bislimi ka ftuar qytetarët t’i japin kohë kryetarëve, gjersa këta të fundit i ka uruar për detyrat dhe përgjegjësit.

“Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit.

Mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё.

 

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika