Dalipi: Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara, atëherë jo faleminderit

Luan Dalipi, Shef i Kabinetit të Kryeministrit, Albin Kurti, lidhur mbi zhvillimet e fundit në veri ka thënë se "Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë"

Luan Dalipi, Shef i Kabinetit të Kryeministrit, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë” ka shkruar Dalipi.

Dalipi tutje ka thënë se “nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”, ka shkruar Dalipi.

Dalipi ka shkruar tutje se Vuçiq po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës dhe sipas tij, kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij.

“Autoritarja e krahut të djathtë me lidhje të forta me Moskën Vuçiç, i cili përdor taktikat e viteve ’90 të Millosheviçit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës. Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë”, ka theksuar Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Albin Kurti.

“Bashkimi kundër këtyre përpjekjeve për të tallur ligjin dhe rendin dhe kundër kësaj propagande dhe dezinformimi të tipit Millosheviç dhe Moskë është ajo që kontribuon në stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të rajonit”, thekson tutje ai.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika