Bugajski – Blinkenit: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po destabilizon rajonin

Bashkëpunëtori i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, Janusz Bugajski, ka reaguar ndaj sekretarit Blinken, i cili dënoi aksionin e Policisë së Kosovës në veri

Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington

Bashkëpunëtori i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, Janusz Bugajski, ka reaguar ndaj sekretarit Blinken, i cili dënoi aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit”, ka shkruar Bugajski.

Bugajski ka thënë se mbështetja e SHBA-së për Vuçiqin po destabilizon rajonin.

“Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë mënjëherë këto “masa të dhunshme”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Blinken kërkoi nga Kurti të ripërqendrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika