Reagon edhe NATO-ja, kërkon nga institucionet e Kosovës që të depërshkallëzojnë menjëherë

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të depërshkallëzojnë menjëherë dhe ta zgjidhin situatën në veri përmes dialogut

Zyrat Qendrore të NATO-s

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të depërshkallëzojnë menjëherë dhe ta zgjidhin situatën në veri përmes dialogut.

Reagimi i zëdhënëses së NATO-s ka ardhur pasi tensionet u ngritën sërish në veri të vendit, ku dje kryetarët e rinj u vendosën në zyra me asistimin e Policisë së Kosovës.

“U bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë që të deeskalojnë menjëherë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut. @NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe do të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt”, shkruan Lungescu.

Ishte e premtja dita kur kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, një ditë pas betimit të tyre, u futën në zyrat e tyre në komuna, nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.

Një masë e tillë erdhi pasi banorët lokalë serbë kundërshtuan shkuarjen e tyre aty, në zyrat që dikur përdoreshin nga zyrtarë serbë.

Nën tensionet e situatës, protestuesit hodhën gurë, dogjën veturat e Policisë së Kosovës e njëherit, gjatë grumbullimit të tyre u dëgjuan të shtëna armësh. Këto veprime të tyre detyruan Policinë që të përdorte gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit.

Megjithatë, të gjithë kryetarët e komunave veriore arritën që me asistimin e Policisë të hynin brenda komunave.

Situatat e së premtes nxitën reagimet e ndërkombëtarëve, me ç’rast të njëjtit shprehën shqetësimet dhe kritikat e tyre ndaj atyre që i quajtën “masa të dhunshme”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika