Protestuesit përplasen me KFOR-in në Zveçan, ka edhe të shtëna me armë

Situata tek objekti i Komunës së Zveçanit vazhdon të jetë e tensionuar.

Protestuesit janë konfrontuar me pjesëtarët e KFOR-it, raporton ekipi i RTV Dukagjinit që po qëndron në atë pjesë për të përcjellur situatën.

Gazetari Sylejman Sylejmani në një linjë direkte në emisionin “Five”, ka thënë se gjatë gjithë kohës ka përplasje të protestuesve me KFOR-in, madje sipas tij ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Ai ka theksuar se gazetarët janë vendosur në një lokal që ndodhet në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit.

Ai ka potencuar se pas hedhjes së gjësendeve dhe djegies së të një veture civile të Policisë së Kosovës, situata eskaloi në tërësi dhe gjatë gjithë kohës ka hedhje të mjeteve shpërthyese.

Sylejmani ka thënë se ka edhe ushtarë të KFOR-it të lënduar për shkak se disa prej tyre janë parë duke u tërhequr zvarrë nga kolegët e tyre për t’u futur në objektin komunal dhe më pastaj për t’ua dhënë ndihmën e parë.

Po ashtu, është bërë e ditur se e gjithë situata është nën kontroll të trupave të KFOR-it dhe jo nga Policia e Kosovës.

Një autoblind e Policisë së Kosovës që ishte në afërsi të protestuesve është tërhequr. Ndërkaq  një numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës po qëndron brenda objektit të komunës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika