Osmani kërkon nga BE-ja që t’i japë fund mohimit të lëvizjes së lirë

E para e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që BE-ja t’i japë fund katër vjetëve të mohimit të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova qëndron e bashkuar me aleatët e saj në këtë kohë sfiduese.

E para e vendit, përmes një postimi në Twitter, gjithashtu, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian(BE) t’i japë fund, siç thotë ajo “katër viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

“Si shteti më proevropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne, gjithashtu, bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se në këtë ditë të Evropës, mendon edhe për popullin ukrainas që po përballet me ferrin e agresionit rus.

“Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika