Situatë e qetë në veri, protestat vazhdojnë

Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht është e qetë. Siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjini, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë tri ndërtesave komunale në veri të Kosovës

Pamje e protestuesve para objektit të Komunës së Zubin Potokut, 30 maj 2023.

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të sapozgjedhur të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar edhe këtë të martë.

Objektin e komunës së Zubin Potokut janë duke e siguruar Policia e Kosovës. Po ashtu, edhe brenda janë edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Në komunën e Zveçanit rreth 30 serbë janë grumbulluar para objektit komunal.

Pamje nga Komuna e Zubin Potokut, 30 maj 2023.

Ndërkohë, siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjini, në Leposaviq janë grumbulluar  rreth 100 protestues dhe u janë afruar trupave të KFOR-it.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Së paku 25 ushtarë të KFOR-it u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika