Gjermania vendos t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse

Qeveria gjermane bëri të ditur se të mërkurën se do t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse në Gjermani, duke ua hequr licencat

FOTO: REL

Qeveria gjermane bëri të ditur më 31 maj se do t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse në Gjermani, duke ua hequr licencat.

Ky veprim vjen në shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Moskës për ta kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350, shkruan REL.

Qeveria ruse do të lejohet ende të operojë përmes ambasadës së saj në Berlin dhe përmes një konsullate të përgjithshme, por Gjermania planifikon që konsullatave të tjera t’u ndalet funksionimi deri në fund të vitit, tha Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, Gjermania do t’i mbyllë konsullatat e veta në Kaliningrad, Yekaterinburg dhe Novosibirsk, duke lënë në funksion vetëm ambasadën gjermane në Moskë dhe konsullatën në Shën Petersburg.

Ky veprim i Berlinit zyrtar simbolizon një vazhdim të prishjeve të marrëdhënieve dypalëshe pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit të kaluar.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e akuzoi Moskën për përshkallëzim të tensioneve me vendimin për ta kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë që lejohen të punojnë në Rusi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia do të përgjigjej ndaj këtij veprimi të Gjermanisë përmes një deklarate, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë, e cila dikur ishte blerësi më i madh i naftës dhe gazit rus, janë prishur që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Perëndimi i është përgjigjur Rusisë me sanksione dhe furnizime me armë për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika