Policia konfiskon mall të kontrabanduar në vlerë mbi 44 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në lidhje me një rast të kontrabandimit të mallrave në vlerë mbi 44 mijë euro

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës duke vazhduar me detyrat e saj të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, ka bërë të ditur se ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandimit me mallra në vlerë mbi 44 mijë euro.

Më 1 qershor rreth orës 21:10, njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-lindje-Kaçanik, ka identifikuar një automjet me targa vendore që ishte duke hyrë në territorin e Kosovës nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut, në drejtim të fshatit Debëlldeh në Kosovë.

Pasi iu sinjalizua për ndalje, drejtuesi i automjetit, një person i dyshuar, ka tentuar të kthehet mbrapa drejt fshatit Debëlldeh-Tanushë.

Pamje nga Policia e Kosovës

Njësitet policore pas ndalimit të automjetit të dyshuar dhe pasi u krye kontrolli i nevojshëm, kanë zbuluar se mjeti ishte i ngarkuar me 1634 pako çaj për dobësim, prej të cilave, 1584 pako ishin të një firme dhe 50 pako të një firme tjetër. Vlera e përgjithshme e mallrave, sipas çmimit të tregut, arrin në mbi 44 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e mallrave.

Pamje nga Policia e Kosovës

Gjithë veprimet në lidhje me këtë rast janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit. Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa mallrat janë dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”.

Policia e Kosovës vijon të angazhohet në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në luftën kundër kriminalitetit në vend.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika