Hoti me shkresë drejtuar Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë

Kryetari Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka bërë të ditur se Kosova i ka dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës

Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka bërë të ditur se Kosova ka filluar me kërkesat e saj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka publikuar shkresën e parë drejtuar Serbisë për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar në Bruksel, Republika e Kosovës pa humbur kohë ka filluar me kërkesat e saj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Shkresa që po e publikoj këtu, është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës”, ka shkruar Hoti.

Ai ka bërë të ditur se Kosova ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave, brigadë kjo e cila sipas tij ka kryer krime në regjion të Drenicës.

“Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur. Natyrisht që shkresa e parë fillon me Drenicën, sepse pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më 2 maj në Bruksel në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vuçiq miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

 

BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika