“PK-ja, AKI-ja e MPB-ja nuk do të ndalen”, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar

"Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në këtë zonë ka përfunduar. Përgjigjja e institucioneve të RKS-së do të jetë e shpejtë, do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policorë, qytetarët, mediat por edhe pjesëtarët e miopeve ndërkombëtare do të vihet para ligjit"

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, duke komentuar situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të Kosovës, ka theksuar se “pandëshkueshmëria e kriminelëve në atë zonë ka përfunduar”.

Sipas Sveçlës, përgjigjja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre kriminelëve do të jetë e shpejtë, e drejtë dhe e pakompromis.

“..Shumica prej organizatorëve edhe prej dhunuesve të drejtëpërdrejtë të ligjit janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe për AKI-në. Po punojmë, jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në këtë zonë(në veri të Kosovës) ka përfunduar. Përgjigjja e institucioneve të RKS-së do të jetë e shpejtë, do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policorë, qytetarët, mediat por edhe pjesëtarët e miopeve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka përmendur disa nga veprimet që janë ndërmarrë ndaj shkelësve të ligjit, por ai ka theksuar se Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë(AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave.

“Tash ju jeni dëshimtarë që Policia e Kosovës ndërmerr arrestime, dërgon raste për në Prokurori. Ka raste kur u vazhdohet paraburgimi, ka raste kur tash jemi të gatshëm për procese gjyqësore. Por, besoj që nuk është e mjaftueshme përderisa se kemi secilin kriminel të cilësdo kohë, qoftë kohës së luftës, qoftë kohës pas luftës apo edhe kohëve të fundit nuk përfundon prapa grilave duke dhënë përgjegjësi për krimet e tyre as PK-ja, jam AKI-ja as MPB-ja nuk do të ndalen”, ka theksuar Sveçla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika