Spahiu: Flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri

"Por, paraprakisht se të ndodhë, duhet të ndodhë një proces tjetër që mos me heq flamurin atje(flamurin e Kosovës), këta kryetarët që janë në jug të Kosovës, i Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit duhet ta respektojnë ligjin dhe duhet t’i heqin të gjithë flamujt të gjithë që nuk e kanë vendin aty përfshi flamurin amerikan e atë Shqipërisë"

Profesori, Nexhemdin Spahiu

Profesori, Nexhemdin Spahiu, ka thënë që mos largohet flamuri i Kosovës në katër komunat në veri të Kosovës, nëse në zgjedhjet e paralajmëruara nga Qeveria dhe të kërkuara nga BE-ja fiton Lista Serbe, duhet të largohen flamujt tjerë(përshirë atë të Shqipërisë e ShBA-së) që gjenden në komunat në jug të Kosovës si në Prishtinë, Prizren, Pejë e komunat e tjera.

Sipas Spahiu, 26 maji, dita kur është vendos flamuri i Kosovës në komunat në veri të vendit është ditë historike.

“26 maji është një ditë historike për Kosovën. Është ditë më e rëndësishme se sa shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Kështu do të shënohet brezat e ardhëm kur do të studiojnë më mirë ngjarjen, rrethanat, historinë atëherë do ta vlerësojnë këtë datë sis datë si shumë të rëndësishme. Nuk guxon me bë, nëse bën do të shkarkohet, nuk do ta respektojë ligjin. Por, paraprakisht se të ndodhë, duhet të ndodhë një proces tjetër që mos me heq flamurin atje(flamurin e Kosovës), këta kryetarët që janë në jug të Kosovës, i Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit(…) duhet ta respektojnë ligjin dhe duhet t’i heqin të gjithë flamujt të gjithë që nuk e kanë vendin aty përfshi flamurin amerikan e atë Shqipërisë”, ka thënë Spahiu në emisionin “Personale”.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika