Hoxha: Nuk jemi të radhitur mirë në agjendën e SHBA-ve

Analisti Yll Hoxha, tek emisionit "Deabt Plus", në RTV Dukagjini, ka thënë se që një kohë të gjatë nuk kanë ndodhur vizita edhe takime ndërmjet homologëve të rangu lart, siç janë ato në Shtëpinë e Bardhë

Yll Hoxha, Analist në Debat Plus

Analisti Yll Hoxha, ka thënë se, liderëve kosovarë po iu mungon strategjia për ta bindur Amerikën për takime të rangut të lartë.

“Ndërsa ata të kenë bindjen se edhe ne iu duhemi diçka, por kjo punë kërkon angazhim më të madhe të politikës së jashtme, edhe diasporës shqiptare në Amerikë, edhe lobit shqiptar pasi ky i fundit që një kohë të gjatë është i lodhur e i përgjumur”.

Sipas analistit, Kosova në agjendën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës që dhjetë vjet është shumë poshtë, “por pas dhjetë vjete hera e parë kur kemi qenë lart në agjendën e tyre, ka qenë ajo kur është tentuar që të bëhet marrëveshje të gabuar”.

Hoxha, gjithashtu, ka shtuar se politika e jashtme ka mangësi të mëdha, dhe kjo është ende me zhgënjyes pasi “Ministria e Punëve të Jashtme e cila duket ende ma e çakorduar sesa e kemi pritur” ka thënë Yll Hoxha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika