Bllokohen dy rrugë në Prishtinë – Policia jep detaje për kufizimet në qarkullim

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes Prishtinë – Gjilani, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00, dy rrugët që sot janë mbyllur për automjete në Prishtinë janë: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes së futbollit, e cila do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqytet.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët, të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

“Plani në fjalë do të fillojë të implementohet më 05.06.2023, që nga ora 07:00 deri në përfundim të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit që t’i shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Në finalen e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Gjilani do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 18:00.

Është pritur që kjo të jetë një ndeshje e emocionuar, e cila do të marrë vëmendjen e shumë tifozëve të futbollit në Kosovë.

Do të jetë një moment i madh për futbollin kosovar dhe një mundësi për ekipin fitues të sigurojë një trofe të rëndësishëm në historinë e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika