Finlanda dëbon nëntë diplomatë rusë

Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ruse në Helsinki, duke i akuzuar ata se punojnë në misione të inteligjencës

Flamuri rus. Foto: AP

Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ruse në Helsinki, duke i akuzuar ata se punojnë në misione të inteligjencës.

“Veprimet e tyre janë në kundërshtim me konventën e Vjenës për raportet diplomatike”, tha zyra e presidentit të Finlandës, duke shtuar se ambasadori rus është informuar për dëbimin e diplomatëve.

Vendimi është marrë pas takimit të presidentit finlandez, Sauli Niinisto dhe komitetit ministror të shtetit për politikë të jashtme dhe siguri.

Ambasada ruse në Helsinki ende nuk ka reaguar për këtë vendim të Finlandës.

Shtetet nordike, Norvegjia dhe Suedia, po ashtu muajve të fundit kanë dëbuar diplomatë rusë, duke thënë se ata në fakt ishin oficerë të inteligjencës.

Moska mohon se diplomatët e saj janë të përfshirë në aktivitete të papërshtatshme dhe është kundërpërgjigjur duke dëbuar diplomatë të Norvegjisë dhe Suedisë.

Finlanda i është bashkuar NATO-s në prill, duke zemëruar Rusinë fqinje, e cila po vazhdon pushtimin e Ukrainës. /REL

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika