Aksident trafiku me fatalitet në Drenas

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë

Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë të martën e pesë qershorit, pasi e njëjta ishte goditur nga një veturë në Gllogoc.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 “I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika