1 në 6 persona kanë problem me shëndetin mendor në Evropë

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se pandemia COVID-19 ka rritur numrin e njerëzve me probleme me shëndetin mendor. BE-ja ka bërë thirrje që shëndeti mendor të vihet në të njëjtin nivel me shëndetin fizik

Komisioni Evropian ka njoftuar se situata me shëndetin mendor është përkeqësuar, problemet e shëndetit mendor prekin 1 në 6 persona në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa është bërë thirrje që shëndeti mendor të vendoset në të njëjtin nivel me shëndetin fizik.

Komisioni Evropian ka njoftuar se do të mbështesë shtetet anëtare që të vendosin shëndetin mendor në radhë të parë.

Ata kanë ofruar disa elemente kryesore për të trajtuar çështjet e shëndetit mendor, sigurimin e shëndetit mendor në punë, mbrojtjen e fëmijëve dhe e të rinjve.

Edhe para pandemisë COVID-19, problemet e shëndetit mendor prekën rreth 84 milionë njerëz në BE dhe këto shifra janë përkeqësuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë sa edhe shëndeti fizik.

“Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm për mirëqenien tonë sa edhe shëndeti fizik. Këtë e kujtuan sërish qytetarët gjatë Konferencës për Ardhmërinë e Evropës. Sot, ne po bëjmë një hap të madh për të mbështetur shëndetin mendor në Evropë, për më të rrezikuarit, përfshirë njerëzit dhe fëmijët që ikin nga Ukraina. Fëmijë që duhet të kapërcejnë përvoja të tmerrshme. Qasja jonë evropiane, e para e këtij lloji, e vendos shëndetin mendor në të njëjtin nivel me shëndetin fizik dhe përshkruan gjithçka që bëjmë për të siguruar që mbështetja të jetë e aksesueshme dhe e përballueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për të,” ka theksuar Von der Leyen.

Komisioni Evropian ka marrë 20 nisma dhe ka ndarë 1.2 miliard euro financime nga instrumente të ndryshme financiare lidhur me shëndetin mendor.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika