Protesta në Serbi, Vela: Kjo tregon se makineria propagandistike e Vuçiqit nuk ka më peshë

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, lidhur me protestën në Serbi ka thënë se kjo tregon që "fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë"

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se populli i Serbisë e ka parë propagandën e “regjimit të Vuçiqit” se Kosova po nxit protesta, dhe kanë dalë dje në një numër të madh.

Vela ka thënë se kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë.

“Pavarësisht pretendimeve paranojake të regjimit të Vuçiqit se Kosova po nxit protesta, populli i Serbisë e ka parë këtë propagandë dhe ka dalë dje në një numër të madh! Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë”, ka shkruar Vela.

“Qoftë Maidan apo Pranvera Serbe, protestat vazhdojnë derisa Vuçiq të adresojë kërkesat e protestuesve”, ka thënë shefi i kabinetit të presidentes.

Vela tutje është shprehur se sa më shpejt që vlerat evropiane të demokracisë të mbahen të vërteta, “aq më i lehtë është kalimi nga qeverisja e drejtuar nga dhuna në një bazë mbi dialogun dhe përfshirjen”.

“Sa më shpejt që vlerat evropiane të demokracisë të mbahen të vërteta, aq më i lehtë është kalimi nga qeverisja e drejtuar nga dhuna në një bazë mbi dialogun dhe përfshirjen”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika