Në pritje të ujit, banorët e Orllanit ende pa një përgjigje

Në vitin 2019 kishte filluar projekti për shtrirjen e ujësjellësit në fshatin Orllan të Podujevës, por edhe pse ka kaluar afati i përfundimit të punimeve, uji nuk është lëshuar. Banorët thonë se janë të dëshpëruar, derisa në komunë fajtor e bëjnë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo e fundit ka treguar qëndrimin e saj

Në pritje të ujit, banorët e Orllanit ende pa një përgjigje

Orat janë instaluar e edhe vendosja gypave është bërë, por Sejdi Shabani nga fshati Orllan i Podujevës vazhdon ende mos të ketë ujë të pijes.

Fillimi i projektit për shtrirjen e  rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat i kishte gëzuar pa masë banorët tri vjet më parë, por gëzimi i tyre duket se mbeti në gjysmë.

Data nga e cila Shabani dhe banorët e tjerë të Orllanit do të mund të gëzonin këtë projekt ka kaluar, por ujin nuk e panë asnjëherë.

“ Që tri vjet, edhe erdhen e hydisen cevat e thani thanë pe lëshojnë prit që pe lëshojnë s’ka, vjet më 1 shtator kanë thanë e lëshojnë por nuk e lëshun, edhe më ble po duhet verës se nuk kemi ujë për pije”, ka thënë Shabani.

Gjendet pranë liqenit, por në vend të banorëve të Orllanit, ujin e tij e përdorin më shumë se gjashtë komuna të Kosovës.

Shkaku se gjatë verës ka mungesë të ujit ka filluar edhe boshatisja e fshatit, derisa thonë banorët thonë se qeveritarët për ta kujtohen vetëm gjatë kohë së zgjedhjeve.

“Shumë e kanë lëshu fshatin shkaku i këtyre problemeve pasi pa ujë s’kemi, s’besoj që kanë me rregullu deri në zgjedhje pasi veç për vota vinë këtu e na shohin, jemi dëshpëru”, ka thënë Agron Hyseni.

Projekti për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat ishte paraparë të përfundonte në gusht të vitit 2022, por një problem me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, doli të jetë shkaktar i bllokimit të punimeve.

“Ka qenë një problem pasi kanë qenë dy kontrata, e para ka qenë më një kompani zvicerane dhe e dyta ka qenë më Ministrinë e Mjedisit e që fatkeqësisht procedurat nuk janë iniciuar vitin e kaluara dhe kanë qenë të planifikuar diku rreth 400 mijë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, po presim jemi në kontakt me Ministrinë e  Mjedisit”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitija.

Për ngecjet e projektit, Ministria nuk i ka dhënë përgjigje televizionit Dukagjini.

Në vitin 2019 kur kishte filluar ky projekt ishin paraparë mbi 1 milion euro për shtrirjen e ujësjellësit në këtë pjesë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika