Ish-ushtari i UÇK-së jep dëshminë mbi pretendimin e një “qendreje ndalimi në Bajgorë”

Dëshmitari i shtatë në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka dhënë dëshminë e tij mbi pretendimet e një qendreje ndalimi në Bajgorë

Dëshmitari i mbrojtur

Dëshmitari i shtatë në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi e ka dhënë dëshminë mbi pretendimet për një qendër ndalimi në Bajgorë.

Ish-ushtari i UÇK-së pretendon se fillimisht kishte vetëm gojëdhëna për këtë qendër, kurse për të ka mësuar në vitin 1998.

Sipas tij, ai vend ka qenë i njohur për njerëz që kanë bashkëpunuar me Serbinë.

“Për Qendrën e Ndalimit mësova në vitin 1998, fillimisht kishte gojëdhëna. Edhe civilët ishin në njohuri për të. Nuk ka qenë një objekt i fshehur. Me sa e kujtoj ka qenë i qasshëm përmes rrugës kryesore, shumë ushtarakë kanë kaluar andej dhe e gjithë popullata civile… Ka qenë e njohur për njerëz që kanë bashkëpunuar me armikun, për njerëz që kanë qenë kolaboracionistë”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nënkuptonin në atë kohë me termin “kolaboracionist”, ai ka thënë se me të nënkuptoheshin personat që bashkëpunonin me armikun, në këtë rast me Serbinë.

“Si informacion e kemi ditur. Kanë qenë në dijeni të gjithë qytetarët. Nuk ka qenë një informacion vetëm për një grup të caktuar.

“Ka qenë plotësisht e njohur që janë njohur si kolaboracionistë. Vetëm si informacion në mënyrë të përgjithshëm, si qytetarë që kemi dashur me iu bashkëngjit UÇK-së, ka qenë informacion për gjithë qytetarët, nuk ka qenë i rezervuar vetëm për një pjesë”.

“Nuk kam qenë i vetëdijshëm për ta kuptuar ideologjinë e një kolaboracionisti, e di që ne jemi rritur qysh hapat e parë që i kemi hedhur, që në asnjë rrethanë në asnjë mënyrë nuk duhet të bashkëpunojmë me armikun, ka qenë shumë e përhapur si temë”, ka thënë ai.

Ai është pyetur se çfarë urdhra kanë marrë nga eprorët, në rast se hasin në “persona që bashkëpunojnë me armikun”, apo “kolaboracionist”.

Dëshmitari tha se nuk kanë pasur ndonjë detyrë specifike se si të identifikohen ata, detyrë primare, sipas tij, ka qenë identifikimi i armikut.

“Jo, nuk kemi pasur në mënyrë specifike, si ushtar ka qenë detyrë mbrojtja e vijës, në mënyrë specifike si ta identifikojmë një kolaboracionist, nuk kemi pasur. Përpos në identifikimin e armikut. Nuk na kanë dhënë detyra specifike, vetëm në identifikimin e armikut. Si ushtarë nuk jemi marrë me këtë temë, nga ndonjë grup apo komandant”.

“Si udhëzim ka qenë gjeneral nëse e ndjen veten të rrezikuar, apo ka aktivitet të dyshuar rreth objekteve tona, e kemi pasur obligim mbrojtjen e pikave tona, pa dyshim në bazë të rregullave është dashur ta identifikojmë, nëse s’kemi mundur ta identifikojmë, e kemi raportuar rastin te policia ushtarake, ata janë marrë me këtë punë”.

I pyetur se a ka pasur civil në qendrën e ndalimit në Bajgorë, dëshmitari ka thënë se “po, ka pasur edhe civilë”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika