Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për serbin “Llune” që u arrestua në veri

Prokuroria Speciale të mërkurën ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj Milun Milenkoviq - Llune të dyshuarin për organizimin e sulmit ndaj pjestarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’” i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Arrestimi i tij nxiti protestat e serbëve lokalë, me ç’rast janë sulmuar policët e Kosovës, tre prej të cilëve pësuan lëndime.

Operacion special, arrestohet “Llune” një nga kokat e krimit në veri

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika