Kastrati: Ndryshimet klimatike janë evidente, efektet e tyre po i përjetojmë çdo ditë

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka thënë se reshjet e mëdha dhe temperaturat e larta janë çrregullime që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Kastrati ka thënë se ndryshimet klimatike janë duke ndodhur çdo ditë dhe se efektet e tyre po përjetohen çdo ditë nga qytetarët.

“Përderisa qeveritë e vendeve tjera marrin pjesë në samite e kongrese mbi ndryshimet klimatike, por realisht ndryshimet klimatike janë duke ndodhur dhe ne jemi dëshmitarë të tyre, efektet e tyre pi përjetojmë çdo ditë. Reshjet, temperaturat e larta janë çrregullime që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, tanimë një paqëndrueshmëri e motit është evidente pasi proceset në atmosferë janë të paparashikueshme.

“Nuk është e lehtë të elaborohet. Proceset në atmosferë janë të paparashikueshme”, ka vijuar Kastrati.

Ndërsa profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë se është e vërtetë që reshjet kohëve të fundit i kanë kaluar edhe normat e kaluara por sipas tij faktori njeri duhet të sjellet më mirë, të respektojë ligjet e mjedisit dhe të mos degradojë natyrën që të mos kalohet në vërshime dhe përmbytje.

Sylë Tahirsylaj, profesor i Meteorologjisë

“Në Kosovë shkojnë në degradim të shtretërve të lumenjve, nuk respektohet ligjet mbi veprimtarinë hidrometorolgoijike të vendit, ligjet e mjedisit që janë të aprovuara në Bruksel nuk respektohen, instituti Hidrometorologjik i përcjell dhe i monitoron këto, dhe faktikisht aparatura është version që i përcjell. Në Skenderaj, Klinë, Deçan, Gjakovë,  Ferizaj janë reshje që i kanë kaluar edhe normat e dikurshme, janë fenomene natyre, faktori njeri duhet të sjellet më mirë, të respektojë ligjet e mjedisit dhe të mos degradojë natyrën, pastaj ajo e ka rrjedhjen e natyrshme”, ka thënë Tahirsylaj.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika