A duhet të vazhdojë Kosova me Giresse? Kjo është përgjigja e “Profës”

Trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se duhet të ndërpritet menjëherë bashkëpunimi me shtabin teknik të Kombëtares së Kosovës.

Humbja e Kosovës kundër Bjellorusisë solli reagime të shumta në opinionin futbolldashës. Shumë prej tyre mendojnë se fajtori kryesor është përzgjedhësi Alain Giresse.

Të njëjtin mendim ka edhe trajneri, Bylbyl Sokoli. Ai ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë me shtabin teknik të ‘Dardanëve’.

“Përfaqësuesja nuk po funksionon, shtabi teknik nuk po funksionon. Automatikisht menjëherë duhet të merren masa që të ndërpritet bashkëpunimi me këtë shtab teknik. Duhet të zgjedhet shtabi i ri dhe të mendohet mirë se cili do të jetë,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

“Profa” gjithashtu theksoi se disfata e sontme kundër Bjellorusisë është e turpshme.

“Humbja me Bjellorusinë është e turpshme. Pasojat e kësaj humbje dhe pozitës në tabelë do t’i shohim më vonë, ku do të ndikojnë që futbollistët të përzgjedhin Kosovën,” tha Bylbyl Sokoli.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika