Policët e kidnapuar, Kurti: Jemi në të drejtën tonë, kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë t’a dënojnë agresionin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me policët e kidnapuar nga forcat serbe, ka thënë se kërkojnë nga faktorët ndërkombëtarë t'a dënojnë agresionin e Serbisë

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se në momentin e rrëmbimit, tre policët shqiptarë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, e cila ishte 7 metra prej veturës së policisë, kur janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer.

Kurti ka thënë se nga vizita e ambasadorit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, rrëfimet e policëve janë “identike”.

“Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar”, ka shtuar tutje Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika