Komandanti i KFOR-it, takohet me ministrin Mehaj, diskutojnë për tensionet në veri

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneral-majori Angelo Ristuccia, ka takuar këtë të mërkure ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, me të cilin ka biseduar për situatën në Veri të Kosovës

Armend Mehaj dhe komandanti i KFOR-it, Angelo-Michele-Ristuccia. Foto nga Arkivi

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për të diskutuar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Në takim është theksuar për nevojën e deeskalimit të tensioneve dhe shtimin e sigurisë në atë pjesë të vendit.

“Sot komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, MG Ristuccia, ka takuar z. Mehaj nga Institucionet në Kosovë, për të diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë dhe nevojës për deeskalim të tensioneve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, aty u fol edhe për bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe FSK-së në disa fusha, siç janë shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese e kështu me radhë.

“Ata renovuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkimi dhe shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika