Haradinaj: Kërkova nga Presidentja ta kthej besimin e aleatëve ndërkombëtarë

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të rikthehet besimi i aleatëve ndërkombëtarë te Kosova dhe të ndalet ndëshkimi për vendin. Ai gjithashtu ka theksuar nevojën e deeskalimit të situatës në veri dhe rikthimin te arritjet e dialogut dhe marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit.

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri të ditur se asaj ia ka shprehur shqetësimet e tij për acarimin e raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj para gazetarëve tha se ka kërkuar nga Osmani që ta kthej besimin te aleatët, në mënyrë që të ndalen ndëshkimet për Kosovën.

Po ashtu, Haradinaj njoftoi se presidentes ia ka theksuar nevojën e deesakalimit të situatës në veri.

“Biseda ishte e hapur, i shpreha shqetësimet për situatën, shqetësimet e mija për humbjen e besimit të partnerëve tanë, për ndëshkimet që po merr Kosova, për vështirësitë që do t’i kemi nëse nuk dalim nga kjo gjendje. I kërkova Osmanit që të veprojë në përputhje me mandatin e vet, që ta kthejë besimin me aleatët tanë, të ndalen ndëshkimet, të ndodh një deeskalim i situatës në veri, t’i kthehemi te arriturave të dialogut, marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit”, ka thënë  Haradinaj.

Rruga e vetme sipas Haradinajt, është që Kosova të ketë raport të mirë dhe t’i përkrah raportet me ndërkombëtarët.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika