Një fëmijë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vërshimeve në Pejë

Një fëmijë dyshohet se e ka humbur jetën në qytetin e Pejës, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike

Një fëmijë dyshohet se e ka humbur jetën në qytetin e Pejës, në lagjen “Asllan Qeshme”, si pasojë e vërshimeve  të shkaktuara nga reshjet atmosferike.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në një interval të shkurtër kanë bërë që të vërshohen rrugët në rrugët në Pejë, duke mbuluar gati edhe veturat në rrugë.

Në lidhje me këto vërshime për Radio Dukagjinin, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se edhe gjatë ditës së diel pritet të jetë mot i njëjtë gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të këtë shkarkime të rrufeve.

“Kolegia që gjendet në terren ka raportuar që në një interval të shkurtër kohë kemi pasur  sasi të mëdha të reshjeve. kështu ato reshje kanë rezultuar me vërshime lokale. Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por intezitet me i vogël. Nesër parashihet mot i ngjashme ndërsa pas ditës me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika