Krasniqi: I gjithë vendi, pa përjashtim, në këtë moment sfidues të solidarizohet me qytetin e Pejës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me vërshimet në Pejë, ka thënë se është e rëndësishme që i gjithë vendi, pa përjashtim, në këtë moment sfidues të solidarizohet me qytetin e Pejës dhe të ofrojë mbështetjen "e parezervë" për tejkalimin e kësaj situate

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me vërshimet e së shtunës në Pejë.

Krasniqi ka thënë se është e rëndësishme që i gjithë vendi, pa përjashtim, në këtë moment sfidues të solidarizohet me qytetin e Pejës dhe të ofrojë mbështetjen “e parezervë” për tejkalimin e kësaj situate.

“Ashtu siç kanë shkaktuar edhe shumë dëme të mëdha materiale, për të cilat, pas komunikimit me zyrtarët në qytetin e Pejës, mësova se janë duke u bërë përpjekjet maksimale për sanimin dhe rikuperimin e tyre. E rëndësishme është që i gjithë vendi, pa përjashtim, në këtë moment sfidues, të solidarizohet me qytetin e Pejës dhe të ofrojë mbështetjen e parezervë për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar” me ngjarjen në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve kanë humbur jetën nënë e bir.

“Në momente të rënda si ky, me zemër dhe mendje jam pranë familjes Ademaj për të ndarë dhembjen e madhe nga humbja e më të dashurve të tyre. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të gjithë qytetit të Pejës, të cilët u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka thënë se vërshimet e mëdha kanë lënduar edhe shumë persona të tjerë, derisa ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të jetë aktive dhe “të shfrytëzoj të gjitha kapacietet e saj logjistike e materiale, në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të Pejës në përballimin e kësaj fatkeqësie!”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika