Vërshimet, fajtor faktori njeri apo natyra – flet Besim Aliu nga IHMK

Vërshimet e fundit nga reshjet e shiut në Pejë ku pati edhe viktima, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka thënë se erdhën si pasojë reshjeve të larta për një interval të shkurtër kohor.

Në emisionin “FIVE”, Aliu ka thënë se sipas ekspertëve, lumi Bistrica në Pejë nuk ka pasur rritje të nivelit të ujit, por siç u shpreh ai, këto reshje kanë rënë në një vend me infrastrukturë të dobët dhe për atë arsye kanë shkaktuar edhe shumë dëme.

“Po u shkaktuan sepse për një orë ka pasur sasi të lartë të reshjeve për interval të shkurtër dhe ka rezultuar të ketë intervenime të shpejta. Lumi Bistrica nuk e ka rritur nivelin e ujit sipas ekspertëve edhe sikur të kishte trefish të reshjeve, nuk do rritej, sepse ka hapësirë. Këto reshje kanë rënë në një vend me infrastrukturë të dobët dhe për atë arsye kanë shkaktuar edhe shumë dëme”, ka thënë Aliu.

Në pyetjen se a do mundej IHMK të parandalonte vërshime të tilla në të ardhmen, Aliu ka thënë se instituti bën parashkimin e motit duke u bazuar në modelet satelitore, të cilat analizohen dhe pastaj jepet një vendim.

Ai ka thënë se IHMK nuk ka radarë për të parashikuar se a do ketë situata të tilla në territore të vogla, por edhe sikur të kishte radar, siç thotë ai, do duhej të kishte ekspertë që të merreshin me të.

“Se sa reshje mund të bien, ne nuk kemi radarë, radari përcakton, ne përderisa nga Ferizaji apo Prishtina bëjmë parashikimin e motit nuk mund ta dijmë nëse në një territor të caktuar krijohen kushte të tilla të cilat shoqërohen me stuhi të fuqishme, breshër, afatshkurta me sasi të larta. Sigurisht është e vështirë, pasi nuk kemi radarë. Edhe sikur ta kemi radarin, ne nuk kemi ekspertë për radarë, duhet të trajnohen jashtë për atë fushë dhe pastaj mund ta dinë për territore të vogla nëse ka reshje të shiut”, ka vijuar Aliu.

Ndryshe, Komuna e Pejës ka shpallur ditën e hënë si ditë zie, në nderim të viktimave pas vërshimeve të shtunës në komunën e Pejës.

Orët e vona të mbrëmjes të së shtunës qytetin e Pejës e kthyen në tragjedi.

Për rreth dy orë sa kishte rënë shi në rajonin e Dukagjinit, Peja ishte përmbytur.

Në vërshimet e së shtunës, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar humbën jetën, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika