Shabani për vizitën e Kurtit në veri: Ka bërë sfilatë, policisë t’ia paguajë shtesat e rrezikshmërisë

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në veri të vendit, duke e quajtur këtë vizitë "sfilatë". Ai ka kërkuar që Kurti të paguajë shtesat e rrezikshmërisë për policët që varen nga paga që marrin

Deputetit i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, në veri të vendit ku këta të fundit i kanë vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndërsa deputeti këtë vizitë e ka quajtur “sfilatë”.

“Pak me herët ne e pamë një sfilatë, kryeministri që kishte shkuar t’i vizitojë Policinë e Kosovës në një pjesë të veriut. Më të vërtetë m’u dok sfilatë, megjithatë ai ka të drejtë të shkojë t’i vizitojë, por mbi të gjitha Kurti do të ishte mirë t’i paguajë shtesat e rrezikshmërisë për ata policë të cilët varën nga paga të cilën e marrin”, ka thënë ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini me Ermal Pandurin.

Sipas tij, paga është një mjet motivues për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Prandaj, një motiv duhet të jetë edhe paga që e marrin dhe jo vetëm ana atdhetare e patriotike”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika