Dugolli: Qeveria po tregon maturi, nuk jemi kundër SHBA-ve

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dugolli ka deklaruar se nuk është Qeveria Kurti ajo e cila dëshiron destabilitet në vend. Ai thekson se Qeveria po përpiqet të krijojë kushte për të mbështur institucionet e rendit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli ka deklaruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, drejtuar nga Kryeministri Kurti, po tregon maturi në veprimet e saj karshi dialogut Kosovë-Serbi.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dugolli ka deklaruar se nuk është Qeveria Kurti ajo e cila dëshiron destabilitet në vend.

“Nuk është Qeveria e Kosovës ajo e cila po dëshiron destabiliteti. Përkundrazi, me vendimet që po i merr po tregon edhe maturi sepse jo gjithëherë…”, ka thënë ai gjersa shembull mori Policinë e Kosovës duke thënë se situatën në veri, e sheh një në  tërsi, të pandarë mes politikës e sigurisë.

Ai thekson se Qeveria po përpiqet të krijojë kushte për të mbështur institucionet e rendit për ta kryer punën e tyre.

Lidhur me “sanksionet” e paralajmëruara nga BE-ja, Dugolli i mohon të jenë të tilla gjersa i cilëson si “masa të përkohshme”.

“Sanksione po përmenden ku vet ata, BE nuk po i quan të tilla por po i quan ‘masa të përkohshme’. Bëhet fjalë për disa masa që kanë për qëllim deeskalimin e situatës. Mënyra se si e shohim ne dhe BE-ja, dallojmë pak. Rënditja e hapave ka rëndësi për ne. Ne po themi se përderisa ka banda dhe njerëz që sulmojnë institucionet, policinë, gazetarët e KFOR-in, ne nuk mund t’i tërheqim njësit speciale”, ka deklaruar ai.

Deputeti Dugolli thekson se vendimet të cilat merret në institucionet e Kosovës janë të bazuara në ligje e që të njëjtat, nuk nënkuptojnë se janë në kundërshtim me SHBA-të.

Dugolli e ka cilësuar “serioz” kryeministrin Kurti duke thënë se “serioziteti i tij” në dialogun Kosovë-Serbi ishte me të drejtë e një gjë e tillë, thekson Dugolli, vërehet në hezitimin e Serbisë për të hedhur nënshkrime.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika