Rama nis turin ballkanik me vizitën e tij në Shkup të enjten

Kryeministri shqiptar pritet që të enjten të filloj me vizitat në vendet e Ballkanit Përendimor, për një qëndrim dy ditorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë javë do të nisë turin e tij ballkanik dyditor.

Ai do të fillojë me vizitën e tij në Shkup të enjten. Situata në veri të Kosovës, nisma “Ballkani i hapur” dhe procesi i Berlinit, janë ndër temat që do të jenë në fokus të bisedimeve mes kryeministrit shqiptar dhe homologëve të tij në rajon.

Në Maqedoninë e Veriut, Rama pritet të takohet me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Nga Shkupi, në të njëjtën ditë, kryeministri shqiptar do të niset për në Prishtinë.

Mirëpo, homologu i tij në Prishtinë, Albin Kurti, në një konferencë për media kur është pyetur për vizitën e Ramës në Prishtinë, ka thënë se është e arsyeshme një mbledhje e përbashkët e të dy qeverive, por “jo edhe takime të tjera”.

Ndërsa, të premten, Rama pritet të niset për në Beograd, ku në agjendë ka takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai do të vizitojë gjithashtu edhe Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, për të diskutuar me homologët e atjeshëm rreth rëndësisë së stabilitetit në rajon dhe tensionet e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës./ Portalb

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika