Rama mbërrin në Shkup, takohet me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të turneut ballkanik për procesin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Shkup, ku është takuar me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të turneut ballkanik për procesin e Berlinit.

“Shkup – Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski”, ka shkruar Rama në Facebook teksa ka publikuar edhe fotografi nga takimi.

May be an image of 2 people and the Oval Office

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se ky takim do të jetë një mundësi për bisedë të hapur drejt forcimit të marrëdhënieve fqinjësore.

“Sot është një mundësi tjetër për bisedë të hapur drejt forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve fqinjësore, veçanërisht në kuadrin e rrugës sonë evropiane, e cila është sigurisht e rëndësishme për prosperitetin e të dy vendeve dhe qytetarëve”, ka shkruar Kovaçevski.

Ndryshe, Rama do të vizitojë edhe Kosovën, të enjten. Me këtë rast, ai do të takojë edhe presidenten Osmani.

Siç bën të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës, takimi në mes të Osmanit dhe Ramës do të fillojë në orën 16:00.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm të mbajë mbledhjen e dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ishte paraparë të zhvillohej më 14 qershor në Gjakovë, por që ishte anuluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një konferencë për media, Kurti e konsideron të arsyeshme mbajtjen e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive, por jo takime të tjera.

Kësaj deklarate, kryeministri Rama ka thënë se do t’i përgjigjet të enjten gjatë kohës së tij në Prishtinë.

Kështu që ende nuk ka ndonjë konfirmim se a do të ketë takim në mes tyre.

Kryeministri Rama do të jetë në vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit në Ballkan, i cili ka të bëjë me përgatitjen për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Ky i fundit do të pritet nga Tirana në tetor të këtij viti.

Vizitën e tij pas qëndrimit në Prishtinë, Rama do ta vazhdojë në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika