Presidenti Macron përkujton komandon e fundit të “Ditës D”, i cili para disa ditësh ndërroj jetë

Presidenti francez, Emanuel Macron, përkujtoi komandon e fundit francez të mbijetuar nga 'Dita D', Léon Gautier, i cili ndërroj jetë ditë më parë. Sipas Macron, ai ishte një nga ata francezë të pamposhtur duke çliruar atdheun e tij, Francën, së bashku me 176 shokët e tij

Léon Gautier në karrocë dhe presidenti Macron./ Foto: Info-Flash.

Léon Gautier, ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Ai njihej si anëtari i fundit i mbijetuar i një njësie elitare franceze që u bashkua me forcat aleate në pushtimin e ‘Ditës D ‘për të larguar Normandinë nga kontrolli i Gjermanisë naziste.

Léon Gautier më 2014, në Sword Beach në Normandi./Foto: Joel Saget/Agence France-Presse — Getty Images

Vdekja e tij u njoftua të hënën nga Romain Bail, i cili është kryetari i komunës fraceze Ouistreham.

Ky qytet i njohur si një komunitet bregdetar i Manshit anglez ku forcat aleate zbarkuan më 6 qershor 1944 dhe ku z. Gautier jetoi dekadat e tij të fundit.

Ai ishte shtruar në spital me probleme në mushkëri, tha Bail.

Dita D, ishte beteja apo zbarkimi i Normandisë, e koduar si “Operacioni Neptun” dhe shpesh i referuar si “D-Day”, e cila pjesë e Luftës së Dytë Botërore dhe ishte pushtimi më i madh i detit në histori më 6 Qershor 1944.

Forcat aleate gjatë çlirimit të Normandisë./ Krijuesi: Galerie Bilderwelt/ Foto: Getty Images

Në Francë, ai ishte një zë i kujtimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i paralajmërimit. “Gjeneratat e reja duhet t’u thuhet – ata duhet ta dinë,” i tha ai Associated Press në vitin 2019. “Lufta është e shëmtuar. Lufta është mjerim – mjerim kudo.”

Ish-veterani Gautier, pas luftës i kushtoi shumë nga jeta e tij dhënies së intervistave, pjesëmarrjes në përkujtime dhe ndihmës në krijimin e një muzeu në Ouistreham që përkujton komandot franceze që ndihmuan në çlirimin e Normandisë.

Léon Gautier u lind më 27 tetor 1922, në Fougères, një fshat në Brittany, dhe u rrit mes kujtimeve të hidhura të Luftës së Parë Botërore. Ai iu bashkua marinës franceze në vitin 1940 në moshën 17-vjeçare. Kur Franca ra në qershor të atij viti në duart e gjermanëve, ai u nis për në Britani, ku Gjenerali Charles de Gaulle i Francës po mblidhte bashkatdhetarët e tij.

Në Ditën D, zoti Gautier dhe shokët e tij në njësinë “Komando Kieffer” ishin ndër valët e para të trupave aleate që sulmuan plazhet e mbrojtura rëndë të Francës veriore të pushtuar, duke filluar çlirimin e Evropës Perëndimore. Në një forcë të madhe pushtuese të përbërë kryesisht nga ushtarë amerikanë, britanikë dhe kanadezë, komandot e kapitenit Philippe Kieffer siguruan që edhe Franca të kishte dikë për t’u krenuar, pas çnderimit të pushtimit të saj nazist, në të cilin disa zgjodhën të bashkëpunonin me forcat e Adolf Hitlerit, raporton New York Times, përcjellë Portali Dukagjini.

Ndryshe, më poshtë mund të gjeni postimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, në Twitter.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika