Digjet banesa në Gjilan, humb jetën një 50-vjeçar (PAMJE)

Nga zjarri që është përfshirë në një banesë në Gjilan ka humbur jetën një 50-vjeçar. Policia njofton se hetuesit rajonalë janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se stacioni policor në Gjilan, gjatë kësaj të shtuneje, në orën 08:45, ka pranuar një informatë se një banesë afër tregut të gjelbër është përfshirë nga zjarri.

“Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes. Janë evakuar të gjithë banorët e banesave përreth për çështje sigurie”, njofton policia.

Policia njofton se nga hetimet e para në banesë është gjendur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 50-vjeçare.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML. Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, njofton tutje policia.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika